Çelsi është eliminuar nga Kupa FA pas humbjes turpëruese para tifozëve të vet (2-4) nga ekipi i kategorisë së tretë, Bredford Siti. Në takimin e zhvilluar në “Stamford Bridge”, blutë krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me anë të Kahill (20′) dhe Ramires (37′).

Një befasi e njëjtë ndodhi edhe në “Etihad Stadium”, ku Mançester Siti ka pësuar nga Midëllsbrou një humbje me rezultatin 0-2, me golat e Patrik Bamford (52′) dhe Kike (90′). Si Siti, ashtu edhe Çelsi, janë në luftë për titullin kampion, ndërsa eliminohen nga FA Cup.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb