Deputeti i PS-së, Spartak Braho shprehet i bindur se në legjislacionin e ardhshëm të Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë, pavarësisht se arriti të fitojë mandatin e deputetit në Tiranë.

Shmangien e Berishës nga politika, Braho thotë se ishte një detyrim i tij dhe se ia ka arritur me sukses.

“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, kësaj ja arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona” – tha Braho.

I pyetur për mungesën e figurave të PS-së, Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar dhe pranoi se sistemi i zgjedhjeve kishte defekte serioze.

“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.

Duke komentuar mbi vendimin më të rëndësishëm të marrë nga Parlamenti Aktual, Braho thotë se ishte shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.

Pyetja: Cili ishte vendimi më i rëndësishëm i parlamentit?

“Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb