Danimarka i zhgënjeu të gjithë në Botërorin e Katarit, pasi u eleminua që në fazën e grupeve. Trajneri i danezëve, Kasper Hjulmand ka marrë përgjegjësinë e plotë, në një intervistë të dhënë për mediat.

“Nuk duhet të bëjmë shumë analiza për ndeshjen, jam i zhgënjyer dhe i frustruar, analizat do të duhet të vijnë më vonë. Na vjen keq që nuk mund t’u japim njerëzve në shtëpi atë që donin. Është një humbje që dhemb, mund të pendohemi që nuk i bëmë gjërat të funksionojnë. Përgjegjësia është 100% e imja” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: