TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas vrasjes së lideri të al-Kaidës nga SHBA-të. Shehu shkruan se ky është një sukses që duhet përshëndetur dhe se u dha një mesazh i qartë jo thjesht shpagimi për 11 Shtatorin e më shumë, por u vendos dhe drejtësi.

Sipas tij, thelbësore ngel lufta me terrorizmin që në fillesat e saj.

Deputeti i PD-së kalon te lufta në Ukrainë dhe situata në Ballkan. “Ajo që po ndodh në Ukrainë edhe në qoftë se do ta quanim në fillim një agresion, flet tashti për një gjenocid e terrorizëm nacionalist ndaj një populli, induktim urrejtje midis popujve, pavarësisht dhe nga feja e tyre.
U ndeshëm në Ballkan jo larg me një terrorizëm shtetëror serb, me elementë nacionalistë e fetarë të keqpërdorur këto në funksion të të parit, nga Beogradi.
Fatkeqësisht po ai Beograd jo vetëm nuk ka kërkuar akoma falje, por përkundrazi i mbështetur nga Moska përsëri kërcënon”, shkruan Shehu.

POSTIMI I PLOTË
Eliminimi i al-Zawahiri nga SHBA, një sukses qe duhet përshëndetur.
Lideri terrorist i Al-Qaeda, pasardhësi i Bin Laden, mori atë qe meritonte.
U dha një mesazh i qarte jo thjesht shpagimi për 11 Shtatorin e me shume, por u vendos dhe drejtësi.
Sidoqoftë pasojat tragjike te akteve te tij e te organizatës qe drejtonte, prej mostre dhe frikacaku këto, nuk mund te zhbëhen me një eliminim.
Prandaj thelbësore ngel lufta me terrorizmin qe ne fillesat e saj, gjë qe fatkeqësisht nuk po finalizohet me sukses.
Sepse dhe format, ndërlidhjet midis tij, me krimin ne përgjithësi, bazat, burimet ideologjike, njerëzore e materiale te tij tashme janë me te larmishme.
Terrorizmi i bazuar mbi radikalizmin e ekstremizmin fetar, fenë politike, është njëra ane, pjese qe i përkiste dhe al-Zawahiri.
Disfata e koalicionit demokratik ne Afganistan, kthimi i tij ne një plasdarme te radikalizmit e terrorizmit islamik, e ka forcuar dhe atë afat gjate. Po nuk është vetëm kjo.

Ajo qe po ndodh ne Ukraine edhe nqs do ta quanim ne fillim një agresion, flet tashti për një gjenocid e terrorizëm nacionalist ndaj një populli, induktim urrejtje midis popujve, pavarësisht dhe nga feja e tyre.
U ndeshem ne Ballkan jo larg me një terrorizëm shtetëror serb, me elemente nacionaliste e fetare te keq përdorur këto ne funksion te te parit, nga Beogradi.

Fatkeqësisht po ai Beograd jo vetëm nuk ka kërkuar akoma falje, por përkundrazi i mbështetur nga Moska përsëri kërcënon.
Te shpresojmë qe eliminimi i një terroristi te tille ne Kabul te shërbejë me shume se një akt i izoluar drejtësie, se paku për atë lloj terrorizmi.
Se nqs flasim për rajonin tone, gjykoj se ka vetëm një zgjidhje, europeizimi ne kuptimin e plote te fjalës se tij.
Dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata, që vazhdojnë te jetojnë ne boten e reminishencave, qe sollën ato vite tragjike.
Atë mund ta bëjmë së bashku, pa përjashtuar kërkënd, por vetëm nën lidershipin europian.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb