Eliminimi në Champions League dhe titulli në Serie A i hipotekuar, detyron drejtuesit e Juves të mendojnë që tani për të sezonin e ardhshëm. Pikëpyetja me e madhe ka të bëjë më C.Ronaldon, fenomeni portugez është nënkontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022, nëse nuk largohet në fund të sezonit, e sigurt është se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës, SHBA mund ti paraqes një ofertë të parezistueshme.

Massimiliano Allegri Croppedz75mj0e3ota31r9ow14zyb8j9jpg
Massimiliano Allegri Croppedz75mj0e3ota31r9ow14zyb8j9jpg

Pikëpyetja tjetër ka të bëjë me të ardhmen e Allegrit, drejtuesit e klubit nxituan për ta konfirmuar në përfundim të sfidës kundër Ajax, por gjërat mund të ndryshojnë shumë deri në fund të sezonit, Conte qëndron pas porte për të shfrytëzuar çdo rast. Një largim i sigurt është ai i mbrojtësit Barzagli, Juve duhet të futet në merkato për ta zëvendësuar. Douglas Costa gjithashtu është me valixhe në duar, braziliani nuk arriti kurrë të përshtatet as në Torino. Gjithashtu statusin si të paprekshëm e ka humbur edhe Miralem Pjanic.

Dybala Allegri 630x391
Dybala Allegri 630×391

Nuk është aspak e sigurt as e ardhmja e Dybala, nëse Allegri qëndron largimi i tij është thuajse i sigurt. Në hyrje, emri më i rëndësishëm që po qarkullon sëfundmi është ai i Salah. Faraoni egjiptian më sa duket ka prishur marrëdhëniet me Kloop, nëse do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, Juve do të provojë ta bind.

Salah
Salah

Mauro Icardi mbetet gjithnjë një temë e hapur, përsakohë Inter nuk e ka blinduar, argjentinasi mbetet një kandidat për sulmin bardhezi. Për mbrojtjen dy kandidatet vijnë nga La Liga. Varane është një emër që josh shumë “Zonjën e Vjetër”, një mbrojtës që i shkon përshtat mënyrës se si Juve luan futboll, në Torino do të ishte i mirëpritur për sa kohë Reali ka vendosu ta nxjerr në shitje, emri tjetër është ai i Umtiti, mbrojtësi i Barcelonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb