Paulo Bento nuk është më trajner i Koresë së Jugut. Lajmin e ka dhënë vetë tekniku i njohur, menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botës në fazën e 1/16 (humbje 4-1 nga Brazili).

“Pjesëmarrja jonë përfundoi këtu dhe tani është koha të mendoj për të ardhmen, e cila nuk do të kalojë nga kombëtarja koreane. Do të pushoj dhe pastaj do të shoh se çfarë do të bëj.

Sapo ua komunikova lojtarëve, presidentit, është një vendim që e kam marrë që nga shtatori, sot përfundova vetëm duke e konfirmuar dhe duke falënderuar për gjithçka kanë bërë dhe për gjithçka që dhanë” tha Bento. 53 vjeçari portugez numëron 57 ndeshje në pankinën e kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.07 pikë për ndeshje.

International Friendly South Korea V Brazil

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: