NBA ka dhuruar surprizën e madhe, siç është eliminimi i Milwaukee Bucks, skuadra që e mbylli sezonin e rregullt me rekordin më të mirë. Bucks u mundën 128-126 nga Miami në kohën shtesë, në një ndeshje ku vendasit nuk zhfrytëzuan një avantazh prej 16 pikësh që kishin në periodën e tretë.

Miami përmbysi shifrat në periodën e katërt falë Butler që realizoi 42 pikë, ndërsa Adebayo realizoi një “triple double” 20 pikë, 10 rebound e 10 asist. Për Milwaukee, Antetokounmpo realizoi 38 pikë e 20 rebound ndërsa Middleton 33 pikë, por që snuk mjaftuan për të fituar, duke u eliminuar që në çerekfinale.

Përballë Miami në gjysmëfinale do të jetë New York, që fitoi 106-95 ndaj Cleveland, duke fituar 4-1 serinë e takimeve. Brunson me 23 pikë e Barrett me 21 bënë diferencën në fushë për njujorkezët, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Mitchell për Cavaliers.

Në Perëndim, Memphis rihap garën ndaj Lakers, duke fituar 116-99, por këta të fundit udhëheqin 3-2 serinë e ndeshjeve çerekfinakle. Davis realizoi 31 pikë e 19 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për Memphis dyshja Bane-Morant realizoi 64 pikë.

Në avantazh 3-2 me ndeshje shkon ekipi kampion i Golden State, që mundi 123-116 Sacramento. Curry me 31 pikë ishte lider në fushë për Warriors, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Fox për vendasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb