Arsenal i dha fund aventurës në “Europa League” në fazën gjysmëfinale pasi ishte i dobët për t’i bërë keq Alteico Madrid, madje në ndeshjen e dytë të zhvilluar mbrëmë në “Wanda Metropolitano” rastet e rrezikshme numëroheshin me gishtat e dorës.

Natyrisht që kritika kishte për Arsene Wenger, por duke parë se francezi do të largohet në fund të sezonit në qendër të ciklonit ka përfunduar Mesut Ozil.

“Ai nuk e meriton ta veshë këtë fanellë. Nuk e di se çfarë mund të bëjë trajneri i ri. Është një problem i madh për të, sepse Wenger ka investuar një sasi të madhe parash për Özil, por ai nuk e meritonte ta vishte këtë fanellë, sonte. Dhe unë e kam parë në këtë gjendje shumë herë këtë sezon. Është e nevojshme të thuhet, sepse ne presim më shumë prej tij, ai është një kampion botëror”, – shpjegoi Martin Keoën, ish-lojtar i Arsenalit.

Shumica e gazetave angleze theksojnë fuqinë e Diego Costa. Braziliani ishte jetik në rikthimin e gjysmëfinaleve, pati një performancë të shkëlqyer gjatë ndeshjes dhe ishte gjithashtu autori i golit të qetësisë së kuqebardhëve. “Daily Mail” thotë: “Diego Costa i mohon Wengerit ëndrrën e një finalisti europian”. “The Guardian” ndjek të njëjtën linjë: “Diego Costa shënon fundin e epokës së Wenger”. “The Sun” hapet me titullin: “Wenger out”, e shoqëruar nga një foto e lojtarit brazilian.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb