Prokuroria ka dhënë sot pretencën për shtetasit Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, të dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Kurbin.

Mësohet se për Lajmajn është kërkuar burgim i përjetshëm, ndërsa për Likën prokuroria ka kërkuar 35 vite burg.

Ngjarja:

Kujtojmë se bëhet fjalë për një ngajrje të ndodhur dy vite më parë, në maj të vitit 2020, ku në lokalin në pronësi të një prej viktimave, Bujar Likës, del një prej autorëve, Eduart Lamaj me automatik dhe i veshur si polic.

Ai qëllon në drejtim të tavolinës ku ndodheshin Lika dhe Gjergji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb