“Jam shumë i lumtur. U përballem me Bayern si një skuadër e madhe. Eliminuam kampionët në fuqi të Europës, kemi respektuar objektivat, rikthemi në gjysmëfinalet e Champions League”. Neymar feston me këto fjalë kualifikimin, nuk arriti të mposht Neuer por kjo është gjeja e fundit që ka rëndësi në ndeshja të tilla. Sigurisht nuk mund të mungonte një pyetje në lidhje më të ardhmen e tij, a do të qëndrojë në Paris? PSG është një skuadër e madhe. Tani jemi në gjysmëfinale dhe mund të ëndërrojmë për gjëra të mëdha”, u shpreh Neymar.

Neymar
Neymar

Në lidhje me këtë temë u pyet edhe presidenti i klubit francez, sheiku Al Khelaifi: “Mendoj se Neymar do të qëndrojë tek PSG për një kohë të gjatë”, theksoi i bindur Al Khelaifi. Ashtu si pjesa tjetër e ekipit edhe Mauricio Pochettino shijon këtë sukses të rëndësishëm përballë Bayern Munich: “Bayern ishte më dominues por në harkun e 180 minuta gjithnjë kalon ekipi që e meriton. PSG e meritoi gjysmëfinalen, në kompleks ishte skuadra më e ftohtë përpara porte, më pas duhet të kesh edhe pak fat. Neymar? Po rikthehet në formën më të mirë, është një lojtarë që i duhet të luajë në vazhdimësi. Është një futbollist i jashtëzakonshëm por këtë nuk e zbuluam sot”, u shpreh trajneri i PSG në konferencën për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb