Aktorja e humorit Eliona Pitarka, pak kohë më parë ndau në rrjetet sociale lajmin e bukur se i kishte thënë “Po” propozimit për martesë të partnerit të saj duke treguar dhe unazën.
Së fundmi, ajo ka qenë në qëndër të vëmëndjes së mediave rozë, pasi ndjekësit po aludojnë se aktorja është shtatzënë. Shkak u bënë fotot e fundit të Elionës, ku ajo shfaqet me barkun e fryrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, së fundmi, aktorja ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar lajmin. Një ndjekës në ‘Instagram’, e ka pyetur Elionën nese ajo synon të krijojë familje në të ardhmen apo ende do të ketë synim për karrierën dhe aktorja tha se po i bën të dyja.

“Po planifikon të krijosh familje në një të ardhme të afërt, apo ende karrierën? Ly”, shkruan ndjekësja.

“E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”, u përgjigj Eliona duke konfirmuar keshtu lajmin se është në pritje të ëmbël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: