Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se policia u përball për 2 orë me gurët e protestuesve të irrituar.

Spiropali thekson se ata policë që dolën atë ditë në shesh për të mbrojtur institucionet, duhet t’i dhimbsen çdo shqiptari.

“Policia që pret gurët për 2 orë duhet t’ju dhimbet të gjithëve. Ata që godasin me gurë policinë, të maten mirë, sepse do të përballen me ligjin.

Nuk jam në dilemë nëse duhet të jem ministre e Brendshme. Është çështje për të cilën nuk jam ballafaquar. Ne kemi qenë dhe jemi me qytetarët shqiptarët”, tha Spiropali.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb