TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një deklarate për mediat tha se studentët po hasin në kakofoni të ndryshme, pasi nuk marrin informacionin e duhur në sekretaritë mësimore.

Ajo në fjalën e saj njoftoi edhe shtyrjen e afatit për aplikimin për punë të studentëve për mbi 800 vende të njoftuara më parë nga qeveria.

Gjithashtu ministrja theksoi se ka vonesa në plotësimin e dokumenteve për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa hodhi akuza për sekretaritë, pasi sipas saj, nuk iu shërbejnë siç duhet studentëve.

“Duke i ndjekur me shumë vëmendje shqetësimit të studentëve dhe analizës së mijëra mesazheve na rezulton se ka një kakofoni. Nuk është plotësuar dokumentacioni për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike. Ka një kakofoni në lidhje me bashkitë. Tarifat do të paguhen për të gjithë studentët në universitet. Këto janë pasojat më të shëmtuara të zaptimit në disa fakultetet.

Në 30 janar duhet ta kishin përfituar shërbimet ata. Shqetësimi për studentët që aplikojnë për punë, të cilët nuk marrin informacion nga sekretaritë. Ju them: Të mos shqetësohen sepse afatin për punë po e shtyjmë dhe do ta shtyjmë për ta, bëjmë thirrje për rektorin që të garantojë mësim. Garantojmë studentët që jemi me ta dhe do ta kapërcejmë  edhe këtë pengesë të fundit”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb