Një takim me të cilin mbretëresha Elisabetta nuk do të heqë dorë asnjëherë është ajo me kalin e saj.
Pothuajse çdo mëngjes Sovrania vesh çizmet dhe i hipën kalit, gati për një shëtitje, siç tregon e përjavshmja Diva dhe Donna, ndërsa princi Philip e ndjek nga pas me karrocë.
Kush e di nëse edhe ditën e ditëlindjes së saj të 93-të, Mbretëresha ka arritur të marrë pak kohë për shëtitjen e saj të përditshme?
Gjatë udhëtimit së saj të mëngjesit me kalë, Mbretëresha shoqërohet nga Terry Pendry i saj dhe për një moment i harron problemet e oborrit, thashethemet dhe rivalitetin mes Kate dhe Meghan.
Teksa ajo zbavitet duke bërë kalorësen, princi Philip e ndjek nga pas dhe shijon udhëtimin me karrocë. Pas heqjes së patentës së drejtimit të makinës, 97-vjeçari zëvendësoi pasionin për makinat sportive me atë të karrocave.