TIRANE

Dyshja e dashur për publikun Gjiko dhe Elita Rudi do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e kanë konfirmuar vetë dyshja përmes postimeve në ‘Instastory’, ndërsa së fundmi kanë zbuluar dhe gjininë e bebes.

Në një event special, dy prindërit e Zërit, zbuluan se së shpejti do të bëhen sërish prindër, tashmë të një vajze.Në një ambient privat, me të ftuar miq të ngushtë, siç është bërë tashmë traditë, Elita dhe Gjiko kanë zbuluar se do bëhen prindër të një vajze.

Ato kanë plasur një tullumbace që ka lëshuar pupla portokalli. “Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë! Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita krahas videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb