TIRANE – Vetëm pak muaj më parë në ditëlindjen e saj, Elita Rudi, moderatorja e njohur kosovare e “Elite Show” mori propozimin për martesë, nga partneri i saj, reperi Gjiko. Dhe ishte një nga propozimet më romantike që kemi parë!

I ulur në gjunjë dhe me një unazë në dorë, Gjiko i propozoi asaj të martoheshin! E kur nuk ka kaluar shumë kohë nga ngjarja, duket se lajme edhe më të bukura vijnë nga çifti i njohur. Ndërsa pak ditë më parë mediat kosovare shkruan se Elita është shtatzënë.

Ndërkohë Elita lidhur me këtë lajm ka folur për herë të parë me një postim në Instagram ku shkruan: “Gjithçka që dëgjoj është bla bla bla”, si për të treguar se nuk i kushton rëndësi lajmeve për të, por nga ana tjetër duke mos e mohuar shtatzëninë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: