TIRANE

Elita Rudi së fundi ka konfirmuar që është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqe së bashku me Gjikon zbulojnë dhe gjininë e bebit që është një vajzë.

Ndërsa ditën e djeshme, moderatorja ka zbuluar edhe një tjetër detaj. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto me motrën, duke zbuluar se janë të dyja në të njëjtën kohë në pritje të ëmbël.

“Shokë të ngushtë të ardhshëm. Motra shtatzënë”, ka shkruar Elita në postimin e fundit ku shfaqet së bashku me motrën. Me siguri dy vajzat duhet të jenë shumë të lumtura që po e përjetojnë në të njëjtën kohë një emocion kaq të bukur, sa ardhja në jetë i një fëmije.

  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: