TIRANE

Elita Rudi për muaj të tërë e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj. Por, sapo e bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël, nëpërmjet videoklipit të këngës së bashkëshortit, moderatorja shqiptare poston shpesh foto të barkut të rrumbullakosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Herë nga ushqimet e preferuara dhe nepsin e shtuar në këtë fazë të jetës, tek fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur. Janë momente që i takojnë përditshmërisë së moderatores bukuroshe, e që ajo shumë prej tyre zgjedh t’i ndajë edhe me miqtë e saj virtual.

Por jo të gjithë komentuesve i pëlqejnë fotot e e saj, madje disa prej tyre e interpretojnë si bezdisje ose thjesht e vetëm dëshirë për t’u bërë protagoniste.

Sigurisht, që reagime të tilla nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Elita Rudi, e cila ka vendosur të flasë nëpërmjet një postimi në Instagram, duke ua mbyllur gojën.

“S’ki qysh ju bjen në fije njerëzve se çfarë duan. Përndryshe, jam duke e shijuar çdo moment. Ju falenderoj për krejt komentet, nëpër rrjete sociale, emisione, e portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme”- shkruan moderatoja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb