Presidenti i SHBA Joe Biden do të pritet në kështjellën Windsor nga mbretëresha Elizabeth II për çaj dhe me roje nderi, si pjesë e vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

Mbretëresha do të presë të dielën udhëheqësin amerikan dhe zonjën e parë, Jill Biden në rezidencën e saj mbretërore në Berkshire.

Pallati Buckingham lëshoi ​​detaje të mëtejshme mbi vizitën presidenciale.

Trump dhe Elizabeth II, në vitin 2018, pinë çaj së bashku dhe takimi i tyre zgjati më shumë se sa pritej.

Kanë qenë 14 presidentë amerikanë gjatë mbretërimit 69-vjeçar të mbretëreshës, që Harry S. Truman te Biden, të cilët janë pritur prej saj.

I vetmi president amerikan që nuk e ka takuar monarken ka qenë Lyndon B. Johnson. // ATSH 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb