Para disa ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Drejtuesja e “The Ellen DeGeners Show” u shpreh se në përgjithësi ndihej mirë, por ka dhimbje shpine të tmerrshme. Ndërkohë, së fundmi mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi të moderatores duke thyer rregullat e izolimit.

Për më tepër ajo shfaqet pa maskë, duke qëndruar në një parking teksa bën një telefonatë. Veprimi i saj bie në kundërshtim me CDC pasi rekomandon qytetarët “të mbajnë një maskë në mjediset publike kur ndodhen rreth njerëzve që nuk jetojnë në shtëpinë e tyre”.

Programi i saj është mbyllur përkohësisht kur u konfirmua pozitive. Moderatorja u kthye për sezonin e 18-të të emisionit të saj në shtator pas shumë muajsh polemikash. Akuzat rreth emisionit si një vend pune toksik çuan në një hetim të brendshëm dhe largimin e tre prodhuesve ekzekutivë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb