SHBA

Pas ‘stuhisë’ që goditi shfaqjen e saj, Ellen DeGeneres i dërgoi një letër të gjatë stafit, duke kërkuar falje për mos sigurimin e një mjedisi pune të qetë dhe të respektueshëm, duke pretenduar se do të bëhen ndryshime. Ellen shprehet e zhgënjyer nga gjithë çfarë ka lexuar për stafin e saj.

“Në ditën e parë të shfaqjes, u kam thënë të gjithëve në takimin e parë që ‘The Ellen Degeners Show’ do të ishte një vend i lumturisë – asksh nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrsisht, diçka ndryshoi dhe unë jam e zhgënjyer teksa mësoj se nuk ka qenë gjithnjë kështu. Për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di që është e kundërta e asaj që unë besoja dhe shpresoja për shfaqjen tonë”.”- tha ajo.

Në letër, DeGeneres shkroi se “njerëzit që punojnë me mua dhe për mua, flasin në emrin tim dhe keqpërfaqësojnë atë çfarë jam”. “Kjo duhet të ndalet,” shton më pas.

“Si dikush që u gjykua dhe pothuajse humbi gjithçka për të qenë vetvetja, me të vërtetë e kuptoj dhe ndihem keq për këdo që shihet ndryshe ose trajtohet padrejtësisht, në mënyrë jo të barabartë. Të menduarit që ju jeni trajtuar në këtë mënyrë është e tmerrshme për mua.”

DeGeneres pranon se suksesi i saj nuk do të ishte i mundur pa kontributin e stafit. Ajo thekson në letër se emri i saj është në shfaqje dhe merr përgjegjësi për këtë që ka ndodhur.

Kujtojmë që ” Ellen DeGeneres Shoë” është bërë objekt i një hetimi të brendshëm të ËarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve. Emisioni prodhohet nga kompania amerikane Telepictures, që vepron si një degë e Ëarner Bros. Television.
Ky hetim pason raportimet e fundit të BuzzFeed Neës ku ish-punonjës të Ellen DeGeneres dëshmojnë për mjedisin toksik të punës. Punonjësit thanë për Buzzfeed Neës në një artikull të botuar më 16 korrik se Ellen DeGeneres nuk është njeriu gazmor dhe dashamirës, që njerëzit shohin nga televizioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb