Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë. Në fakt vajza e tij Exa Dark Sideral, që e ka nga lidhja me partneren Grimes ,ka lindur në dhjetor nga një nënë surrogato.

Cifti ka edhe një djalë, që ka lindur në maj të 2020. Lajmin e ka bërë me dije, në një intervistë për Vanity Fair Usa, pikërisht nëna e re, që ka zbuluar edhe disa detaje të raportit me shefin e Teslas.

Cifti, që është së bashku që prej 2018, u ndanë në shtator të 2021, për tu rikthyer sërish së bashku pak më vonë.

Muzikantja dhe këngëtarja kanadeze ka shpjeguar se si janë tani gjërat mes tyre: Unë do ta quaja i fejuari im. Jetojmë në shtëpi të ndara, jemi miq shumë të mirë dhe takohemi shpesh. Kjo është gjëja më e mirë. Kemi nevojë për të qenë të lirë’.

Grimes ka dashur të shpjegojë edhe misterin e emrin, duke shpjeguar që Exa është një term informatik, që i referohet exaFlops, ndërsa Dark lidhet me errësirën: ‘Materiali i errët është misteri i mrekullueshëm i Universit tonë. Ndërsa Sideræl, ka një interpretim të dyfishtë. Yjet dhe personazhi i preferuar i Grimes është ‘Zotëria i unazave’, Galadrie.
Por zgjedhja e emrave të veçantë për fëmijët nuk është një risi në shtëpinë e Musk. Fëmija i parë i çiftit quhet X Æ A X-II e ashtuquajtura X. Në të shkuarën themeluesi i SpaceX ka pasur edhe pesë fëmijë nga bashkëshortja e parë Justine Wilson, një shkrimtare kanadeze, që e ka njohur kur ishin studentë në Queen’s University.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb