Themeluesi i Tesla, Elon Musk parashikon një recesion të thellë në ekonomi, në pranverën e vitit 2022.

Ai gjithashtu shprehet se shumë biznese fillestare nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë.

Nëpërmjet një komunikim në rrjete sociale, Musk ka thënë se e sigurt është që recesioni nuk do të ndodhë më vonë se 2023.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë Musk theksoi se SpaceX mund të rrezikohet nga falimentimi në recesionin e ardhshëm.

‘Një recesion i rëndë global do të shteronte disponueshmërinë e kapitalit, ndërkohë që SpaceX po humbte miliarda . Në këtë situatë falimentimi do të ishte i mundur’, ka thënë më herët Musk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb