Pas kërkesës të Ukrainës, SpaceX ndërmori shpejt veprime për të ndihmuar këtë vend të qëndrojë i lidhur me internetin gjatë agresionit të Rusisë.

Në fund të shkurtit, SpaceX dërgoi grupin e parë të terminaleve të përdoruesve të Starlink për të ndihmuar vendin pas ndërprerjeve të shumta.

Por kompania e Elon Musk nuk ka përfunduar me kaq. Ai ka dërguar edhe grupin e dytë të terminaleve Starlink në Ukrainë.

Përveç vetë terminaleve të përdoruesve, SpaceX dërgoi gjithashtu zgjidhje energjie për të ndihmuar në mbajtjen e terminaleve online gjatë ndërprerjeve të energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb