Shefi i kompanisë ”Tesla”, Elon Musk tha se e urren faktin e të qenit shefi i kompanisë së tij.

Sipas lajmit të BBC, themeluesi miliarder i ”Tesla”-s, është akuzuar për presion ndaj anëtarëve të bordit të drejtuesve të kompanisë për të blerë një kompani të paneleve diellore.

“Të qenit shef i ‘Tesla-s’ e urrej. Do të preferoja të kalojë kohë duke bërë dizajn dhe inxhinieri”, theksoi Musk.

“Nuk dua të jem shefi i asgjëje”, theksoi ai.

Aksionerët e ”Tesla”-s pretendojnë se burimet e kompanisë u shpenzuan kot me blerjen e kompanisë diellore ”SolarCity”, paratë e së cilës janë gati për të mbaruar.

Musk ka thënë se nuk ka fituar asgjë nga aksionet në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: