Elon Musk ka publikuar në Twitter si rrallëherë një foto të djalit të tij 2-vjeçar X Æ A-12, i cili erdhi në jetë nga lidhja e pronarit të ‘Tesla’ me këngëtaren Grimes. Në një foto, vogëlushi shihet duke buzëqeshur përpara një skulpture në formë zemre në San Francisco.

Elon shkroi krah fotos, “X në San Francisko-n e bukur”.

Sakaq, në një tjetër postim, Elon ndau një foto të kartës së hyrjes së X në zyrën e tij të re, duke shkruar, “Dhe me distinktivin e tij në Twitter”. Së bashku me X, Elon ka vajzën Exa “Y” Dark Sideræl, 12 muajshe, me Grimes. Ai dhe këngëtarja mirëpritën fëmijën e tyre më të vogël nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përveç X dhe Y, Elon është baba i binjakëve Vivian dhe Griffin, 18 vjeç, dhe trenjakëve Kai, Damian dhe Sax, 16 vjeç, me gruan e tij të parë Justine Wilson.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: