Elon Musk dhe e dashura e tij janë bërë prindër të një djali.
Musk, 48 vjeç, është në lidhje me muzikanten Grimes që nga viti 2018.
Disa orë pas lindjes së të dashurës së tij, ai shkroi një postim në Twitter “Mami dhe foshnja janë mirë”.

Musk nuk ka dhënë më shumë detaje rreth fëmijës.

Ky është fëmija i parë i Grimes, ndërsa Musk tashmë ka pesë djem. Ai është ndarë tre herë – dy herë nga e njëjta grua.

E dashura e Elon Musk Grimes njoftoi se ishte shtatzënë në janar në një postim në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb