Elon Musk është përfshirë në një betejë ligjore me Twitter pasi u tërhoq nga marrja e 44 miliardë dollarëve të platformës së mediave sociale.

Por, kjo nuk e pengon atë që të shijojë pushimet luksoze në Greqi me miqtë e tij. Miliarderi hoqi edhe këmishën teksa po merrte ca rreze dielli në një jaht në Mykonos.

Disa foto të themeluesit të Teslas janë bërë virale me pamjen e tij që dukej më ndryshe.

Musk ishte me një grup të vogël miqsh që përfshinte stilisten: Sarah Staudinger dhe bashkëshortin e saj, Ari Emanuel.

Më tej, media tha se miqtë po shijonin pushimet e tyre në jahtin, i cili është i disponueshëm me qira për pothuajse 20 mijë dollarë në javë. Në të mund të futen gjashtë persona në tre kabinat e tij dhe një ekuipazh profesional është në dispozicion për t’i shërbyer atyre.

Jahti në të cilin ai ndodhej mban emrin ‘Zeus’.
Të gjithë miqtë shihen duke buzëqeshur ndërsa hidheshin nga pjesa e pasme e varkës në oqean.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: