Elon Musk zbuloi se sulmi kibernetik që shkaktoi probleme serioze me aksesin në X të hënën duket se e kishte origjinën në Ukrainë.
Në një intervistë me Fox Business Network, pas restaurimit të pjesshëm të funksionimit, ai tha se “nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht, por ka pasur një sulm masiv kibernetik që u përpoq të rrëzonte X me adresa IP me origjinë nga rajoni i Ukrainës”.
Ndërkohë, ekipi Dark Storm mori përsipër sulmin.
Grupi i sigurisë kibernetike SpyoSecure pretendoi se kishte folur me drejtuesin e ekipit të “Stuhisë së Errët” (Dark Storm), i cili zbuloi se një sulm DDOS ishte nisur në X.
Sulmet DDOS mbingarkojnë serverët e një faqe interneti dhe i bëjnë ata të paaftë për t’u përgjigjur, duke bërë që përdoruesit të shohin se nuk janë në gjendje të ‘lundrojnë’ në rrjet.
Duhet të theksohet, megjithatë, se ekipi nuk është i vendosur në Ukrainë.
Musk kishte shkruar më parë në X se rrjeti social kishte qenë objektiv i një sulmi kibernetik (që nuk ishte ndalur) nga autorë me burime të konsiderueshme në dispozicion të tyre.
Siç vuri në dukje ai, sulmuesit ose janë një grup i koordinuar dhe kanë qasje në burime ose një shtet.
(BalkanWeb)