Elon Musk, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave, së bashku me katër prej fëmijëve të tij ka takuar së fundmi Papa Françeskun.

Miliarderi u prit ditën e djeshme në Casa Santa Marta dhe takimi zgjati pak më shumë se gjysmë ore. Gjatë takimit, themeluesi i Tesla-ës dhe SpaceX u përpoq t’i tregonte Papës vizionin e tij se si përdorimi i teknologjisë mund të përmirësojë botën, shkruan Rai News.
Njoftimin për takimin me Atin e Shenjtë e ka dhënë vet Musk, përmes një fotografie të postuar në Tweet-er, në të cilën shihet të pozojnë përkrah papës edhe fëmijët e tij. Katër fëmijët që e shoqëronin janë fryt i martesës së parë me shkrimtaren Justine Wilson.

“I nderuar që kam takuar Papa Françeskun”, ka shkruar Elon Musk mbi fotografinë që tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: