Elon Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, mori kontrollin e Twitter të enjten pasi përfundoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të faqes së rrjeteve sociale, raportuan mediat amerikane.

Pasi negociatat e gjata përfunduan me shumë kthesa, njeriu më i pasur në botë shkarkoi menjëherë Parag Agrawal, kreun e Twitter, dhe dy drejtues të tjerë të lartë, sipas një raporti në Washington Post.

Blerja mbyll një sagë që pa Twitter-in të shkojë në gjykatë për të mbajtur miliarderin në kushtet e një marrëveshjeje blerjeje nga e cila ai ishte përpjekur të shpëtonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: