OSBE i beson një tjetër sfidë zgjedhore ndërkombëtare deputetes shqiptare Elona Gjebrea.
Ish-zv/ministrja e Brendshme do të drejtojë delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Bullgari që do të mbahen më 11 Korrik 2021.

Për katër vite rradhazi, Elona Gjebrea është anëtare në Byronë ekzekutive të Asamblesë së OSBE dhe ka drejtuar misione të rëndësishme zgjedhore si në Azerbajxhan, Gjeorgji, USA, Armeni si kryesuese dhe vëzhguese e delegacionit.

Deputetes së parlamentit të Shqipërisë i besohet ky pozicion i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare në Bullgari; në një kohë kur ky procesi përsëritet brenda pak muajve për shkak të klimës së brendshme politike atje.

Përzgjedhja e deputetes së Parlamentit të Shqipërisë vjen si rezultat i arritjeve të saj si anëtare e Byrosë ekzekutive në Asamblenë Parlamentare të OSBE-se dhe raportere e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Shkencës,Teknologjisë dhe Mjedisit.

Në përgjegjësinë e kryesueses së delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Gjebrea ka nisur intesivisht punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Elona Gjebrea do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi në Bullgari. Zgjedhjet pritet t’i japin fund krizës politike së brendshme dhe në anën tjetër t’i japin zgjidhje qëndrimeve të politikës së jashtme pasi çështjet e hapura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut penalizuan dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb