Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Elona Guri, me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Rilindja shfrytëzoi tragjedinë e tërmetit në qytetin bregdetar, për të marrë tendera.

Guri thekson se Rilindja ka dështuar në çdo aspekt në 8 vjet dhe se më 25 prill do të kapitullojë përgjithmonë.

Postimi i drejtueses politike të LSI-së në Durrës Elona Guri:

Më 25 prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë.

Pas 14 muajsh nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Bashkia e Durrësit kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve me dëmtime të rënda ndërkohë që zero pallate janë ndërtuar nga ato që nevojiten dhe që u premtuan.

Zero punime në lagjen e re në Spitallë të premtuar për strehimin e banorëve.

900 familje me banesa DS4 kaluan dimrin e dytë pa asnjë informacion se çfarë do bëhet me to.

8 mijë banorë po kalojnë të ftohtin dhe shirat në çadra dhe kontenierë.

Ndërkohë që “Rilindja” ka mashtruar banorët e Durrësit me propagandën boshe, me pak llaç dhe gëlqere, ajo e shfrytëzoi këtë tragjedi për betonizimin e Durrësit me tendera rrugësh prej miliona eurosh, me projekte abuzive për prishjen e shkollave ikonë të Durrësit si “Gjergj Kastrioti,” “Naim Frashëri” të cilat vazhduan procesin mësimor edhe pas tërmetit, me planin e zakonshëm korruptiv për të ndërtuar kulla dhe qendra tregtare për oligarkët.

Më 2️⃣5️⃣ prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë dhe ky do jetë fundi i qeverisjes së propagandës dhe mashtrimit dhe fillimi i punës intensive për të ndërtuar Durrësin?dhe zhvilluar Shqipërinë ??

Elona Guri

LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj ?

#LSI ?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: