Nata e 3-të e festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ngjiti në skenë artistë te njohur, që këndonin këngë të kënduara ndër vite. Ndër to edhe Elsa Lila risolli një versionin ndryshe të këngës së saj ‘Pyes Lotin’, një kompozim i Valentin Veizit, të cilën këngëtarja e këndoi në duet me Capital T. Kompozitorit të njohur nuk i ka pëlqyer aspak kënga e ‘rifreskuar’, duke kërkuar nga RTSH ta heqin këngën nga çdo platformë, sepse sipas tij është denigruese dhe pa lejen e autorit.

Komenti i plotë i kompozitorit në Facebook

Sot kam marre shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizante te muzikes sime te indinjuar ne lidhje te nje varianti te kenges “Pyes Lotin” qe eshte kenduar nga Elsa Lila edhe Capital T ne naten e trete Festivali 61 i RTSHse, duke qene se skam patur mundesi te ndjek festivalin e kerkoj edhe e degjoj ne YouTube kengen, me ben pershtypje (indinjuan) dy gjera : e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bej “pis” kengen time, mire qe nuk kane aftesine profesionale per te “rifreskuar” apo te sjellin ndryshe nje kenge ,por keta nuk kane as edukaten edhe as respektin te pakten te kontaktojne per te marre lejen e autorit .
se dyti :Ti (kushdo)mund te rikendosh nje kenge, por nuk ke asnje te drejte te ndryshosh e te denigrosh kengen pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini t’ia u them troc edhe njehere Liles edhe Capitalit, modeli i kenges qe ju sollet eshte modeli se si mund te denigrosh, shpërfytyrosh nje kenge aq te bukur si kenga “Pyes Lotin”, prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi kete variant te shemtuar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb