Diferencat e Shqipërisë me Lihtenshtejnin janë shumë të mëdha, aq sa e shndërrojnë fitoren si një detyrim për djemtë e De Biazit. Së pari, kuqezinjtë janë të 40-ët në klasifikimin e FIFA-s, ndërsa rivalët modestë të 182-tët. Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Rene Pauritsh pësoi një humbje 8- 0, çka konfirmon edhe formën e dobët që po kalojnë, ndonëse përballë kishin gjigantët e Spanjës.

Madje, vlera e futbollistëve që do të zbresin në fushë për ekipin vendës është mjaft modeste krahasuar me Shqipërinë. Saktësisht, e gjithë skuadra kap një çmim total prej 5 milionë eurosh. Prej tyre kryeson mesfushori Marsel Bushel (2 milionë euro), i cili aktivizohet në Itali me skuadrën e Empolit, duke qenë shok skuadre me Frederik Veselin.

Pas tij, vijnë mesfushorët e tjerë Sandro Vieser dhe Nikolas Hasler, respektivisht me 1 milion dhe 700 mijë euro vlerë kartoni, referuar uebsajtit “transfermarkt”. Sipas të njëjtit burim, kartoni i Elseid Hysajt ka një çmim tregu prej 15 milionë eurosh, saktësisht trefishin e të gjithë organikës së kundërshtarit në mbrëmjen e sotme.

Mbrojtësi i Napolit është një prej futbollistëve më të kërkuar në tregun europian, ku klubi italian ka pranuar se nuk e shet as për dyfishin e çmimit të vlerësuar. Në vendin e dytë dhe të tretë te Shqipëria pozicionohen Taulant Xhaka me Etrit Berishën, respektivisht me 4 dhe 3.5 milionë euro.

vlerat e futbollisteve

Shtatlartësia

Kombëtarja shqiptare ka një shtatlartësi mesatare të kënaqshme, duke iu referuar edhe normave në arenën europiane. Saktësisht, djemtë e De Biazit kanë një mesatare prej 181.7 centimetrash. Më gjiganti vjen nga porta, pozicioni më i pritshëm, dhe bëhet fjalë për Etrit Berishën.

Pas tij është sulmuesi Edgar Çani, i rigrumbulluar së fundi nga trajneri italian, për shkak të dëmtimit të Sadikut. Ndërsa vendin e fundit në “podium” e zë Berat Gjimshiti, me 190 centimetra. Ndërsa në vendin e fundit është Jahmir Hyka, me 169 cm, plot 28 më pak se gardiani i Atalantës. Ergys Kaçe ka “shpëtuar” nga vendi i fundit, me vetëm një centimetër diferencë.

gjatesia e lojtareve

Këmba

Në përfaqësuesen kuqezi dominon përdorimi i këmbës së djathtë nga futbollistët, por që është një fenomen ekzistues pothuajse në të gjitha skuadrat. Por, ndryshe nga e shkuara, duhet theksuar se përdorimi i këmbës së majtë ka një numër më të lartë, saktësisht me gjashtë futbollistë, ndërsa dy të tjerë mund t’i përdorin të dyja.

kemba e lojtareve

“Veteranët”

Ansi Agolli është me të drejtë kapiteni i Shqipërisë, pasi është edhe futbollisti më “veteran” i skuadrës.

ndeshjet

Ai ka debutuar më 3 shtator 2005 dhe që prej asaj kohe numëron 65 ndeshje, më shumë se kushdo tjetër prej atyre që janë grumbulluar në ndeshjet e radhës. Sa i përket datës se kur kanë veshur për herë të parë fanellën përfaqësuese, duke u aktivizuar në një ndeshje, i dyti vjen Jahmir Hyka dhe, pas tij, Andi Lila, që në 2007-ën.

debutimi

Së bashku me Memushajn dhe Roshin, ata përbëjnë edhe listën e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Shqipërisë, para se drejtimin e skuadrës ta merrte Xhani de Biazi. Aktualisht janë të grumbulluar tre lojtarë që ende nuk numërojnë 1 ndeshje me skuadrën, respektivisht Lullaku, Grezda dhe Latifi. Gjithsesi, pritet që të kenë në dispozicion minutat e para në të paktën një prej dueleve të radhës, me Lihtenshtejnin ose Spanjën…/PanoramaSport/

golashenuesit

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: