Carlo Anceloti e ka përfshirë Elseid Hysajn në listën e të besuarve të tij për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në listën prej 23 futbollistësh nuk kishte si të mungonte emri i futbollistit shqiptar, me shkodranin që është një lojtar solid në formacionin e skuadrës nënkampione të Italisë.

Jashtë kësaj liste ka mbetur vetëm gjermani Amin Younes i cili po vuan nga një dëmtim. Napoli është në të njëjtin grup me PSG, Liverpool dhe Crvena Zvezda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: