Elseid Hysaj është bërë pjesë e një momenti të vështirë sot në stërvitje. Lojtari shqiptar është gjendur përballë sulmuesit algjerian, Ounas. Mbrojtësi shkodran u driblua shumë bukur nga algjeriani me anë të disa finteve dhe momenti i fundit i driblimit u shoqërua edhe me brohoritje në kampin e të kaltërve.

Videoja u shpërnda në rrjete sociale me tekstin: “Ounas, po tallesh”. Ndërkohë goditja drejt portës e lojtarit algjerian përfundoi shumë metra mbi portë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-hysaj-protagonist-ne-stervitje-nje-algjerian-ve-ne-veshtiresi-mbrojtesin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb