Pas ndeshjes me Turqinë, mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj u shpreh se tifozat nuk duhet t’i kundërvihen skuadrës dhe trajnerit, ndërsa shtoi se kohët e fundit Kombëtares i ka munguar fati.

“Gabimet na penalizuan. Duhet të mbesim skuadër të mendojmë për gjerat pozitive që kemi bërë. Gabimet po na penalizojnë pak si shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe sulm. Në pjesën e dytë nuk është se luajtëm keq, tentuam të rikuperuam, por pësuam dhe golin e dytë. Nuk është se ishte gabimi i askujt, por kualiteti i lojtarit na ndëshkoi.

Ka akoma ndeshje. Do shkojmë të luajmë në shtëpinë e tyre. Duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër dhe të marrim pikët që kemi humbur.

Tifozët gabuan me sjelljen e tyre. Berisha u godit padashje. Tifozët nuk do na dalin kundër. E vetmja gjë që na jep zemër janë tifozët. Shpresojnë të na mbështesin sa më shumë dhe tua shpërblejmë ndeshjen tjetër. Si trajneri dhe skuadra dëshirojnë të fitojnë të gjithë. Tifozët duhet t’i kemi me vete.

Diçka ndoshta nuk shkon. Çunat kanë luftuar gjithë ndeshjes. Kur pëson 2 gola të ikën mendje. Ishim duke bërë një ndeshje të mirë dhe ishim rehat deri në momentin e golit. Arrijmë deri te porta dhe bllokohemi. Duhet ta zgjidhim këtë ngërç.

Kanë ardhur dhe lojtarë të rinj. Duhet kohë të futen në organizmin e skuadrës. Në Europian patëm fat. Ato fate na dhanë ambicie për t’u kualifikuar në Europian. Na duhen 1-2 fitore për të ndezur flakën që kemi ne si shqiptarë”, u shpreh Hysaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb