TIRANE

Festivali i Këngës në RTSH vazhdon të jetë shumë i komentuar, edhe pse kanë kaluar tashmë javë. I ftuar në “Wake Up” në “Top Channel”, Elton Deda nuk ka mundur t’i shpëtojë ngacmimeve të moderatorit Isli Islami për Festivalin e RTSH-së.

Në fillim Eltoni është treguar diplomat, duke vlerësuar të dyja këngët, si të Arilenës ashtu dhe të Elvanës. Më pas ai ka listuar disa nga gjërat më qesharake të Festivalit.

“Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duatrokitje me playback”, u shpreh Eltoni. Artisti ka quajtur të panevojshme dhe të dala nga moda stilin e regjistrimit të duartrokitjeve, të të qeshurave dhe muzikës së regjistruar.

Në gjërat që vlerësonte më shumë është orkestra, pasi sipas tij asnjë festival në Shqipëri nuk ka orkestrën e Festivalit të RTSH-së. Kujtojmë se Eltoni është i biri i një prej kompozitorëve më të njohur, Ferdinand Deda, i cili ka kontribuar shumë për këtë festival.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb