Këngëtari Elton Deda ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur për projektet e tij muzikore dhe koncertin ne Pallatin e Kongreseve, së bashku me Aleksandër Gjokën dhe Redon Makashin. Elton Deda ka edhe peshën më të madhe të koncertit të 15 majit, pasi është edhe drejtori artistik i këtij eventi. Ai thotë se çdo gjë po ecën mirë me përgatitjet. Këngëtarin e ka uruar edhe mamaja e tij, e cila është shfaqur si një rockere e vërtetë.

“Mami ka jetuar gjithë jetën me një gjeni si Ferdinand Deda dhe e njeh shumë mirë këtë pjesë. Unë nuk jam gjeni si im atë, por ajo e di shumë mirë se ҫ’do të thotë të bësh muzikë. Megjithatë, më ka lënë shumë të qetë e më thotë vazhdimisht “mos u streso, se do bëhet kjo, do bëhet edhe kjo, mos u lodh” – tregon Elton Deda për të ëmën.

Përmes një mesazhi nëna e Elton Dedës i uron suksese për koncertin.
“Jam shumë e lumtur për djemtë që ia arritën të bëjnë një koncert të mirëfilltë. Ju plotësoni njëri-tjetrin dhe keni lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Jam shumë krenare për Eltonin dhe shumë e kënaqur me të. Ai është i lindur për muzikë dhe bën muzikë të mirëfilltë. Uroj të mos lodhet shumë dhe të mos impresionohet. Unë jam shumë e emocionuar dhe do të jem e emocionuar deri në fund…” – tha nëna e Eltonit në mesazhin e saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: