TIRANË-Kantautori dhe këngëtari i mirënjohur i muzikës Rock shqiptare, Elton Deda nuk e ka kursyer ironinë për një këngëtare që këndon një version shqip të këngës së famshme “Another Brick In The Ëall”. Fjala është për këngëtaren Greta Koçi, edhe pse artisti nuk e përmend me emër.

“Sikur Roger Waters te kishte degjuar kete gocen qe kendon “shkolla ëilson, enadhêr brik in dhë uoll”, me ate autotunin tipik turbo-tallava-arenbi, do kish bere lutje pergjeruese te Hesbollahu qe te na conin nje rakete toke-toke tip Skud, e te mos benim me zgjedhje si komb per nja 3-4 shekuj dinosauresh. Nejse..”.

Deda bën me dije se nuk e njeh fare Greta Koçin. Madje në një koment me miqtë në rrjetin social, Facebook ku dikush i thotë, se këngëtarja ëstë Greta Koçi, Elton Deda shprehet se “Se di fare kush është, por më bëri përshtypje…varja”.

Artisti që gjithmonë përpiqet të promovojë artistë të rinj në muzikë shton dozën e ironisë së thellë kur dikush e pyet; “I di qeveria këto që dalin k’shu me brecka?”.

Deda përgjigjet, “I di si nuk i di. Madje e kanë dekoruar dhe me Urdhrin e Punës!”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: