Këngëtari britanik Elton John në një nga koncertet e tij për Vitin e Ri në Las Vegas e ka kujtuar në mënyrën më të mirë ish-mikun e tij George Michael që ndërroi jetë disa ditë më parë.

Sir Elton John këndoi në lot këngën “Do’t let the sun go doën on me” që u bë hit i dy këngëtarëve në vitet ’90. Shumë i emocionuar John tha: “Do doja shumë që ai të ishte duke kënduar sot me mua”.

Një nga fansat e emocionuar tha se pothuajse të gjithë u prekën kur Elton pasi këndoi këngën për George Michael u kthye me kurriz nga ne dhe filloi të qante. “Edhe unë isha në lot, dhe po ashtu të gjithë rrotull meje”.

Pas vdekjes së Michael ditën e Krishtlindjeve, Elton tha se ndihej i shokuar: “Kam humbur një mik të dashur, më bujarin dhe artistin më brilant që kam njohur”. George Michael u gjet i pajetë më 25 dhjetor nga i dashuri në shtëpinë e tij.

Elton John is pictured with George Michael in this November 2011 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb