Sir Elton John njoftoi sot se është i detyruar ta shtyjë turneun e tij të ardhshëm evropian dhe britanik, për shkak të një lëndimi.

Muzikanti, 74 vjeç, do t’i niste koncertet në Evropë këtë vit, si pjesë e turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”.

“Nga fundi i pushimeve të mia verore, rashë keq mbi një sipërfaqe të fortë dhe, që atëherë, kam pasur dhimbje dhe shqetësime të konsiderueshme në ije”, tha John në një deklaratë.

“Me gjithë trajtimin intensiv fiziologjik dhe specialist, dhimbja ka vazhduar të përkeqësohet dhe po çon në rritjen e vështirësive në lëvizje”.

“Jam këshilluar që të bëj një operacion, sa më shpejt të jetë e mundur, për t’u kthyer në gjendje të mirë fizike dhe për t’u siguruar që nuk ka ndërlikime afatgjata”.

“Unë e di sesa të durueshëm kanë qenë fansat e mi të pabesueshëm, që kur Covid ndaloi turneun vitin e kaluar dhe më thyhet zemra që do t’ju lë të prisni më gjatë”.

“I ndiej plotësisht zhgënjimet tuaja, pas vitit që kemi pasur dhe ju premtoj këtë: shfaqjet do të realizohen vitin e ardhshëm dhe unë do të sigurohem që ato t’ia vlejnë për pritjen”, përfundoi Elton John.

Turneu i tij “Farewell Yellow Brick Road” pritet të rifillojë në janar 2022, në Neë Orleans dhe do të zgjasë deri në verën e vitit 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: