Pas polemikave të forta që pasuan zgjedhjen e këngës fituese të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, drejtori i Përgjithshëm i Festivalit, Thoma Gëllçi, reagon për “Panorama”.

Sipas Gëllçit, se shpejti do te behet analiza e Festivalit, e cila do te jete e hapur edhe per shtypin edhe per gjithe publikun e interesuar.

Nderkohe qe nje mesazh e ka edhe per vendimin e dhene nga juria, qe shkaktoi debat te madh. Ai thekson per “Panorama” se “vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem”.

Reagimi i Gëllçit

Siç është ne traditen e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun.

Debatet jane te natyrshme ndersa vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem.

Polemikat

Fill pas mbylljes se festivalit, rrjetet sociale kane zier nga reagimet e shumta per perplasjen e madhe lidhur me kengen fituese ne Festivalin e 58-te te Kenges ne RTSH. Vete prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu foli hapur pro Elvana Gjates, nderkohe qe kjo e fundit, nuk e fshehu zhgenjimin qe u rendit e dyta.

Tre anetaret e huaj te jurise i dhane kenges se Elvana Gjates piket maksimale, pra 18, nderkohe qe muzikologia Mikaela Minga e vleresoi vetem me 2 pike.

Edhe Rita Petro qartesisht nuk ka qene per Elvanen fituese, pasi ka vleresuar Arilenen me 18 pike dhe me 8 pike Elvana Gjaten./Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb