Pas polemikave të shumta, ka ardhur edhe reagimi i parë i Elvana Gjatës pas Festivalit të 58.

Në një postim në instagram, këngëtarja teksa ka uruar Arilenën për fitore, ka falenderuar edhe fansat e saj shqiptarë e të huaj, që e kanë mbështetur që nga momenti kur u publikua kënga “Me Tana”.

Gjithashtu, ajo komentoi në mënyrë ironizuese edhe mënyrën e votimit të jurisë shqiptare.

“Dashni më fal as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”, ishte mesazhi ironizues i Elvanës ndaj anëtares së jurisisë që vendosi fatin e fitueses së ketij festivali.

993798c9 C7b1 4c82 834d 87ab878e44f1

Këngëtarja, shkrimin e saj e ka përmbyllur me një premtim ku thotë se mezi po pret të lançojë projektet e tjera.

Postimi i plotë:

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses?! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal?U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!

Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja???

(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb