Elvana Gjata ia del të habisë gjithmonë me videot e saj në rrjetin social TikTok.

Së fundmi, duket se këngëtarja ka gjetur pak kohë për veten dhe po shijon pushimet buzë detit. Në plazh ajo ka gjetur një oktapod të vogël të cilin e ka bërë “shokë”. Elvana ka postuar një video në TikTok ku duket me oktapodin, këtë herë mbi kokë.

“Ja këtu në plazh me këtë shokun tim,”-dëgjohet të thotë këngëtarja teksa, oktapodi lëviz nëpër kokën e saj.

Kjo video ka marrë më shumë se 63 mijë pëlqime, teksa nuk kanë munguar edhe komentet nga ndjekësit e këngëtares të cilët shprehen se në vendin e saj ato do të ishin frikësuar.

Kjo nuk është hera e parë që Elvana ndan video “të çuditshme” në këtë rrjet social. Më herët në një video, Gjata dukej duke u rregulluar teksa po hante edhe sallatë.

Në një momet teksa parukjeria e saj po i modelonte flokët me llakë, Elvana habiti duke i kërkuar t’i hedhë pak edhe në copën e filetos që mbante në pirun. Nëse mendoni se këngëtarja nuk e gëlltiti, gaboheni dhe jo vetëm kaq nga reagimi u duk se e shijoi./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: