Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthyen tek Argita 8-vjeçare me skoliozë. Rasti i vogëlushes me skoliozë u transmetua gjatë muajit maj në emision, ajo kreu me sukses ndërhyrjen e parë pasi gjendja shëndetësore ishte mjaft e rënduar aq sa ajo mezi mbushej me frymë. Para ndërhyrjes së parë mjeku tha se vajza vuante nga kajfozis dhe skolioza. Bazuar ne rezultatet e testimeve që iu kryen, skolioza vajzës i ishte shkaktuar nga neurofibromatoza.

Sëmundja i kishte përparuar dhe shpina e saj është përthyer në një kënd 127 grade. Por mjekët i thanë prindërve të Argitës se rruga drejt shërimit final ishte e gjatë dhe e vështirë. Ajo duhet të kryejë çdo gjashtë muaj një ndërhyrje në shtyllën kurrizore. Pas këtij operacionit të parë mjeku sqaroi se vajza deri në moshën 12-vjeçare do i nënshtrohet çdo 6 muaj edhe disa mikrokirurgjive të tjera për mos t’i ndalur procesin e zgjatjes së saj, pasi mosha e saj është delikate. Në moshën 12-vjeçare Argita do të bëjë një operacion final për t’i fiksuar përfundimisht shtyllën kurrizore.

Pra në total 8-vjeçarja duhet të kryejë 10 operacione. Elvis dhe Fatma Naçi si dhe vajza e tyre e vogël Asja shkruan për të takuar vajzën e vogël Argitën, për t’ja hequr disi mendjen nga ajo që e priste, i thanë se do ta nxirrnin për shëtitje, me ta marr përdore Argitën e shoqëruan në spital ku kreu me shumë sukses operacionin e dytë sipas kërkesës së mjekëve.

https://www.youtube.com/watch?v=iEGODeUDWRg

Biseda brenda shtëpisë midis Elvisit, Fatmës, Asjas dhe Argitës:
Fatma: Sot jemi shumë të lumtur që kemi ardhur të të shikojmë, je zgjatur je bërë e bukur, edhe mami nuk qan më, ti je shumë e mirë
Elvisi: edhe Asja të ka xhan, donte të vinte vetë të të shikonte, gjërat kaluan për mirë
Argita: unë kam qejf që kur tëe rritem të behëm si Fatma dhe dua të behëm binjake me Asjan
Elvisi: dil me Asjan dhe shikoni oborrin bashkë
Argita: do të jap 5 portokalle për ju të gjithë, të falënderoj ty dhe teta Fatmën dua që të vish sërish edhe me Asjan dhe me çunat e tu, ti e di rrugën e shtëpisë
Elvisi: ti do vishesh dhe merr mamin, do dalim një xhiro…
Por mesa duket xhiroja që Elvisi i premtoi vajzës do përfundonte në spital ku pati edhe lot.
“Kaluan 6 muaj, vajza ime do të kryejë çdo 6 muaj ndërhyrje, doktori tha operacioni doli me sukses, jam e emocionuar, por ajo do të bëhet mirë”, tha e ëma e vajzës. “Ky operacion u bë për të zgjatur kolonën e më pas do të kryejmë një tjetër ndërhyrje madhore u shpreh mjeku.

https://www.youtube.com/watch?v=zEAB2t9D1u0

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb