Javën e kaluar “Shqiptarët për shqiptarët” transmetuan historinë e Argitës, e cila vuan nga skolioza. 8-vjeçarja iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë të rëndësishme ku iu vendosën implantet. Mjekët thanë se Argita u rehabilitua shumë shpejt nga ndërhyrja. Por ky operacion ishte vetëm fillimi i betejës për vajzën. Më herët mjeku sqaroi se pas këtij operacioni mjeku sqaroi se vajza deri në moshën 12 vjeçare do i nënshtrohet çdo 6 muaj edhe disa mikrokirurgjive të tjera për mos t’i ndalur procesin e zgjatjes së saj, pasi mosha e saj është delikate. Në moshën 12 vjeçare ajo do të kryejë një operacion final për t’i fiksuar përfundimisht shtyllën kurrizore. Pra në total 8-vjeçarja duhet të kryejë 10 operacione. Kostoja e gjithë operacioneve mund të shkojë deri në 35.000 euro.

Pas operacionit të parë pamja e Argitës ka ndryshuar ndërsa ajo lëviz në dhomën e saj të spitalit ku është bërë gati për tu kthyer në shtëpi. Elvisi nuk mund ta linte vogëlushen të kthehej në banesën e saj pa e vizituar.
Mes tyre u zhvillua një bisedë e këndshme që befasoi Elvisin
Elvisi: si te shkuan këto ditë ti je një princeshë!

Argita: faleminderit, mami qan po duhet të jetë trime se unë dola mirë, kur qan ajo më vjen edhe mua për të qarë
Elvisi: ne jemi të gjithë të gëzuar që ti çdo ditë e më shumë po bëhesh më mirë. Mjekët thanë se ti je rehabilituar shumë mirë. Unë do të shëroj ti po u sëmure, siç më shërove ti mua. A do vish tek shtëpia ime se ma ke premtuar? Merre Fatmën dhe vajzën. Unë vajzën tënde e pashë tek facebook-u yt, e kishe shumë të bukur. Tani do rrish këtu se do të bëj një surprizë…
Elvisi: nuk iki unë, nuk kam nga të lëviz tani.

Argita i tregon një kuti me çokollata: tani merr një për vete, për fëmijët dhe për Fatmën…për të gjithë
Elvisi: po ti nuk do të mbetet gjë tani…
Argita: po ti më ke shëruar! Tani nuk do më shajnë më shokët dhe shoqet, sot do kthehem në shtëpi, më ka marrë malli për vëllain. Ai më do shumë, është tre vjeç.
Ekipi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” përcolli kështu Argitën në banesën e saj duke i uruar shërim sa më të shpejtë dhe forcë për të përballuar ndërhyrjet e vogla që do të kryejë në vazhdimësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb