Historia e Argitës 8 vjeç me skoliozë u transmetua të premten e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Rasti i saj është i rëndë dhe ka nevojë për ndihmë urgjente. Vajza thotë se nuk e zë dot gjumi nga dhimbjet e skoliozës, ndërsa në shkollë e bullizojnë pasi shikon vetëm nga njëri sy.

Familja e Argitës nuk ka të ardhura për ta kuruar vogëlushen. Argita ndien vetëm dhimbje pasi skolioza po i merr frymën dhe i shkakton dhimbje. Gazetarja Volitza Duro mori Argitën në shtëpinë e saj për ta çuar drejt spitalit në Tiranë ku e priste Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.

“Kemi një rrugë të gjatë për ta kuruar, por në fund të tunelit do shikojmë dritë” i tha Elvisi, të ëmës së Argitës.

https://www.youtube.com/watch?v=t7b6QOp6uKM&feature=youtu.be

Elvisi i tha Argitës se ka tashmë gjithë mbështetjen e shqiptarëve dhe se të gjtihë duan ta shikojnë të rritet si moshatarët e saj. Me të mbërritur në spital në Tiranë Argita iu nënshtrua rezonancës. Dr. Kamili tha se Argita duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje ku do i vendosen implantet. Pas këtij operacioni mjeku sqaroi se vajza deri në moshën 12 vjeçare do i nënshtrohet çdo 6 muaj edhe disa mikrokirurgjive të tjera për mos t’i ndalur procesin e zgjatjes së saj, pasi mosha e saj është delikate.

Në moshën 12 vjeçare Argita do të bëjë një operacion final për t’i fiksuar përfundimisht shtyllën kurrizore. Pra në total 8 vjeçarja duhet të kryejë 10 operacione. Kostoja e gjithë operacioneve mund të shkojë deri në 35.000 euro.

Mjeku tha se vajza vuan nga kajfozis dhe skolioza. Bazuar ne rezultatet e testimeve që iu kryen, skolioza i është shkaktuar nga neurofibromatoza. Sëmundja i ka përparuar dhe shpina e saj është përthyer në një kënd 127 grade. Operacioni i parë do t’i bëhet jo vetëm për t’i përmirësuar pamjen por për t’i shpëtuar jetën vajzës. Nga studio e shqiptarëve këtë të premte Elvis Naçi njoftoi se operacioni i parë i Argitës kishte përfunduar sot me sukses dhe se 8 vjeçarja gëzon shëndet të plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb