Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ka nisur sërish me të papritura. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë veshur përparëset e kuzhinierit dhe kanë gatuar. Përpjekja e tyre edhe pse e vështirë brenda kuzhinës, është më tepër një mision human.

“Shkenca dhe mensa”, thotë Bejleri teksa përziente në tenxhere. “Qëllimi për të cilin po gatuajmë është i mrekullueshëm”, tha Naçi. “Gatuam më dashuri. Ishte me përkushtim. Kuptohet që nuk na i kanë lënë në dorë plotësisht ne. Pesha iu ra specialistëve në të kundërt nuk do ishte e suksesshme”, tha Sidrit Bejleri në studio, teksa ushqimet janë të destinuara për dikë, por për kë?

Të pyetur nga moderatorja Ola Bruku në studio, Naçi dhe Bejleri e pranojnë se nuk para kalojnë kohë në kuzhinë pasi janë bashkëshortet që gatuajnë në familje.

Në studio u lexuan disa komente të përzgjedhura nga mijëra të tilla në adresë të emisionit. Elvis Naçi ka falënderuar 1 milionë shqiptarë të cilët e kanë parë emisionin e javës së kaluar vetëm në faqen e Facebook. “Ne nuk bëjmë dot gjë nëse shqiptaret nuk janë me ne, misioni ynë është i përbashkët”, tha Naçi ne studio. Sidriti tha se kishte marrë qindra mesazhe për rastet që janë trajtuar përgjatë emisioneve të kaluara.

Elvis Naçi sërish ka marrë rrugën për t’i dorëzuar babait më të famshëm në Shqipëri, Hasanit certifikatën e pronësisë. Tani kam shtëpinë time jam i lumtur, unë dhe vajzat e mia tha Hasani teksa falënderoi të gjithë shqiptarët që e ndihmuan duke kontribuar në blerjen e shtëpisë.

Ndërsa Sidorela shijoi rrezet e Diellit duke lëvizur me karrigen e siguruar enkas për të. Vajza duket tepër e lumtur teksa shëtit dhe takon fqinjët dhe gjithë bashkëqytetasit e saj të cilët e kanë parë historinë e familjes së saj në News24. Sidorela dhe Aishja janë bërë tashmë mikeshat e mia, tha Bejleri në studio. Ndërsa Naçi tha se Hasani po kryen të gjitha kontrollet shëndetësore analizat dhe po kujdeset për shëndetin teksa shtoi se i gjenden shumë pranë shpirtërisht familjes së tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb